Mund të jetë bojë speciale që reflekton nën kushte të rrezeve UV, apo ndoshta ana tjetër e letrës është e ngjyrosur, por sidoqoftë kjo është më tepër se mahnitëse. Reklama e bërë nga BBR Saatchi & Saatchi për një biznes që ofron pajisje elektronike shtëpiake, demonstron më së miri se si mundet të kursehet energjia duke shfrytëzuar potencialin e diellit. Merreni letrën bardhë e zi, drejtojeni kah dielli, dhe do të shihni se imazhi do të ngjyroset me ngjyrat e tija.