Megjithëse shumica e brendeve të mëposhtme janë të mirëpozicionuara në treg, ato kishin guximin që të bëjnë ridizajnimin e shenjës identifikuese të tyre. Gatise të gjithë ekspertët e brendimit pajtohen se ndryshimi i logos në kushte minimalistike është i nevojshëm në momente të caktuara.

Kur përflitej për ribrendimin e Pepsit para më shumë se dy vitesh, mbaj mend se pata shkruar një artikull rreth kësaj, ndërsa një lexues arsyetohej se, citoj:

“…mendoj se lajmi nuk eshte aspak i mundshem, per vete faktin se nje logo e fuqishme dhe e mirenjohur eshte nje nga themelet e marketingut, sidomos ne kompani te medha si Pepsi…”

Cfarë mendoni, ka dëmtuar imazhin e Pepsit kjo ndërmarrje e tyre? Apo nëse keni dëgjuar për rastin e GAP, cfarë mendoni? (Për këtë të fundit bile kam në Draft një artikull që e mbaj që 3 muaj, por nuk kam gjetur kohë ta redaktoj dhe ta botoj). Së fundmi dëgjova se Starbucks ka ndërruar sërish logon!

Nejse, ja një listë e më të guximshmëve që kanë mundur të bëjnë ndryshime në logo: