Moldavët janë populli që konsumon më së shumti alkool në botë. Me mbi 18 litra për person gjatë një viti, ata kryesojnë përpara çekëve me dy litra më pak. Me këtë, kontinenti evropian bëhet kontinenti më “pijanec”, ndërkaq për arsye të kuptueshme, vendet arabe gjenden në pozitat e fundit të këtij klasifikimi.
The Economist paraqet hartën e botës të ilustruar me sasinë e alkoolit që konsumohet, ku Shqipëria është vendosur si konsumues “i matur” i alkoolit në kuotën 5-7.49 litra në vit për person.

Të dhënat janë vjelur nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga ku mund shihni edhe grafikonet për Shqipërinë dhe për Maqedoninë.
| Tweet |

4 komente
Doni says:
Feb 26, 2011
Biznesi me alkool eshte nje nder bizneset me fitimprurse, sepse konsumohet shume. Sic tha edhe Bes sidomos ne kosoven “muslimane” konsumi i alkoolit eshte shume i larte. Do te ishte mire sikur te kishim disa statistika.
Pershendetje edhe vetem vazhdoni me kete faqe se na kenaqet. Eshte nder te paktat faqe interneti ne shqip me vlere kaq te larte sikur ky. Suksese!
B. Selmani says:
Feb 25, 2011
Per Kosoven nuk ka raport vecmas, por ne kuader te Serbise. WHO eshte pjese e OKB-se, dhe pasiqe KS nuk eshte anetare normal qe nuk duhet te jete ne kete studim.
:P (Kjo e fundit ishte ironi)
Konsumimi i alkoolit duhet studiuar nga aspekti demografik, por ne rastin e shqiptareve/kosovareve varet vetem nga elementi gjeografik dhe jo i religjionit.
Jemi Evrope e marrte mortja
Bes says:
Feb 25, 2011
Teme interesante per hulumtim te marketingut, por nese ka diqka per Kosove sepse edhe ketu pihet shume nuk e di sa eshte mesatarja por nje eshte e sigurt se konsumi eshte shume i madh, me quditshmja eshte se ketu afersisht 90% jane musliman (rreth 30% e tyre teper te devotshem) dhe te jete nje konsum kaq i larte.
Flm
Tweets that mention Cili eshte populli me pijanec ne bote? | MBRET I TREGUT -- Topsy.com says:
Feb 24, 2011
[...] This post was mentioned on Twitter by ™, Blog Shqip. Blog Shqip said: [Blog] http://bit.ly/gidqGr Cili eshte populli me pijanec ne bote? #shqiperia [...]