Struktura e Vitaminës Bc

Vitamina Për Biznes Nr. n (n=1,2,3…) është një seri këshillash të shpejta, të thjeshta dhe për të gjithë. Secila vitaminë do të përmbajë 10 këshilla lehtësisht të zbatueshme të cilat do të ndihmojnë përditshmërinë e biznesit tuaj. Kjo është Vitamina Për Biznes Nr. 1 . Punë të mbarë në aplikimin e seciles prej 10 këshillave të para.

 

 

 

1. Mëso gjithçka rreth klienteve tuaj. Kuptoji ato thellësisht. Mëso çfarë i motivon ata. Mëso ku aspirojnë ata dhe cfarë frikash kanë.

2. Qëndro për diçka me rëndësi për klientet tuaj. Bëjau të ditur atyre që ti ndan me to të njejtat vlera.

3. Ndërvepro me klientet tuaj sikur të ishin partnerët tuaj. Respektoi ata. Dëgjoi ata. Bashkëpuno me ata.

4. Rritu me klientet tuaj të tashëm. Zbulo si mund të plotësosh sa më shumë prej nevojave të tyre. Eshtë shumë më pak e kushtueshme t’i shesësh një klienti të tashëm diçka më shumë se sa të fitosh një klient tjetër.

5. Inovacion. Rinovo. Mos qëndro mbi dafina. Pararendi nevojat e klientëve të tu. Jepju atyre diçka që ata mund ta vleresojnë me të vertetë por të cilen nuk e kanë përceptuar kurrë më parë.

6. Përshtatu me social media. Nuk është elementi thelbesor i marketingut, por të duhet të kuptosh se si të ndërveprosh me blerësit në këtë hapsirë.

7. Kupto që marketingu masiv është zhdukur përgjithmonë. Emri i lojes sot është marketingu një-me-një ose të paktën, marketingu i segmentimit të blerësve.

8. Shërbim i shkëlqyer është “kostoja e hyrjes” në botën e sotme. Ju duhet ta shpërndani atë vazhdimisht në kohë. Në qoftë se nuk e bëni diçka të tillë, do të humbisni pjesë të tregut.

9. Mos harro përballjen e blerësve të tu me punonjësit. Ata janë thelbësorë në krijimin e përshtypjeve për Markën tende. Punësoi ata me kujdes, trajnoi ata mirë dhe inçentivoi (nxiti) ata të mbështesin premtimin e markës tënde.

10. Kënaqu me atë që bën. Duaje punën tënde. Entuziazmi juaj do të jetë ngjitës.