8 Marsi është dita kur u nis zyrtarizimi i barazisë gjinore ndërmjet femrës dhe burrit. Titulli i kësaj teme ndoshta nuk është me vend pasiqë bëjmë potencim vetëm të aspektit femëror në biznes. Sidoqoftë, ndarje të tilla gjithnjë bëhen nëpër librat e biznesit duke i dhënë një hapësirë tejet e madhe.
Emancipimi i gruas vecmë ka filluar të hiqet nga fjalori i përditshëm, pasiqë jemi dëshmitarë në përmirësimin e pozitës së saj në shoqëri. Shkollimi dhe pajisja me njohuri të gjera, dëshira për pavarësi ekonomike, vetpromovimi i vlerave personale, ndjeshmëria femërore për cështjet familjare etj, femrën e shtyjnë të merr vendim për tiu futur botës së biznesit.
Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe faktorë të jashtëm që e pengojnë gruan të bëhet pronare e suksesshme e një biznesi. Ndër to, më së shumti “shkëlqejnë”:
1. Përkrahje e pamjaftueshme nga ana e shtetit,
2. Kontribute për rroga dhe tatime të larta,
3. Shpenzime të larta për kredi dhe hua,
4. Shpenzime bankare dhe provizione të shumta,
5. Niveli i lartë i papunësisë dhe varfëria,
6. Mungesa e inkubatorëve të biznesit dhe shoqatave të biznesit etj.
Përvec aftësive sipërmarrëse, femra parasëgjithash posedon edhe aftësinë e të qenurit nënë. Ndoshta me shtyrjen e statusit martesor dhe lindjes së fëmijëve do të përmirësohet pozita e femrës si sipërmarrëse, porse ekziston rreziku i prishjes së baraspeshës biologjike. Punët shtëpiake që gruaja i kryen cdo ditë ndoshta edhe nuk vlerësohen edhe aq, mirëpo shprehin aftësitë e saja menaxheriale. Sipas traditës shqiptare, amvisja kujdeset për burrin, për fëmijët, vjerritë, kunatin… sikurse që menaxherja kujdeset për punëtorët, furnitorët, klientët, drejtorin gjeneral, shefin e kontabilitetit… Prandaj duhet respektuar shpirtin sipërmarrës dhe t’i vlerësojmë aftësitë e secilës femre duke i ndihmuar që edhe më tej të zhvillohet.
Cfarë pune mund të kryen një femër?

Gjithcka që mund të kryen një mashkull. Leni ato mijëra video në Youtube duke shfaqur femra që nuk dinë ta parkojnë makinën. Njoh shumë meshkuj që njejtë nuk dinë të parkojnë, por që edhe nuk dinë as vezë të fërgojnë. Megjithëse gjithandej vazhdon debati se cili është profesion femëror për meshkuj e cili për femra, më poshtë do të shpreh pikëpamjet e mia se ku e shoh një femër sipërmarrëse të suksesshme:
- Nëse kanë aftësi të bëjnë ëmbëlsira, të qepin, të bëjnë tantele, parukiere… veprimtarinë fillimisht mund ta bëjnë në shtëpi, e më pas edhe mun d të hapin një dyqan në lagje.
- Nëse jetojnë në fshat, mund të bëjnë kultivimin e pemëve ose perimeve apo edhe të bëjnë cajëra nga bimët shëruese. Gjithashtu, nëse mirren me blegtori mund të bëjnë shitjen prodhimeve të qumshtit apo të hapin një fermë të vogël pulash.
- Nëse është e shkolluar, mundësia për ta parë femrën në cfarëdo profesioni është shumë më e lartë. Ajo mund të jetë: mësuese e një kursi, avokate, mjeke, kontabiliste…
Sic mund të shihet, në ushtrimin e profesionit të femrës varen shumë faktorë, si shkollimi, vendbanimi, gjendja martesore… por për të zotëruar një biznes parasëgjithash ajo duhet të ketë shpirt sipërmarrës. Unë kam parë femër vozitëse autobusi, elektriciste, gjeolog…
Ju njihni ndonjë femër të suksesshme? Ndonjë femër që ushtron një profesion të pazakontë?
Ah, desh harrova URIME 8 MARSI, sidomos atyre grave-sipërmarrëse.

| Tweet |


3 komente
B. Selmani says:
Mar 12, 2011
eklipsi,
kjo zonja/zonjusha flet ne terma globale. Po sikur te shohim gjendjen tek ne, atehere te dhenat jane akoma me pesimiste. Keshtuqe nuk ia kam idene nga tia filloj per te perpiluar nje lite me gra shqiptare te suksesshme pervec kengetareve,aktoreve dhe deputeteve.
eklipsi says:
Mar 9, 2011
Si per cudi sot po shikoja pikerisht nje fjalim te nje femre te sukseshme, COO e Facebook Sheryl Sandberg e cila po fliste pikerisht per “Pse kemi kaq pak femra ne pozicione drejtuese?”. Arsyet e saj ishin permbledhur ne 3 pika kryesore dhe ishte goxha interesante per tu degjuar mendimi i saj!
aidon says:
Mar 9, 2011
Njoh nje grua qe qep fustana per nuse ka kriju klint prej gati gjitha trojve shqiptare