Kompania kineze e automobilave Chery dëshironte që të futej në tregun rus me markën e saj Chery M11. Problemi i parë që hasën kinezët ishte se sikurse cdo lloj malli nga Kina, edhe makinat e tyre gëzojnë reputacion të dobët dhe vlejnë si jo aq të besueshme dhe të vështira për t’i drejtuar. Prandaj edhe kishin një detyrë të vështirë për t’u futur në tregun e madh rus.
Por, cila ishte strategjia me të cilën kinezët ia arritën qëllimit?
Tipat e angazhuar për marketingun e Chery krijuan një lojë interaktive në internet nën faqen trassa.ru ku njerëzit mund të krijonin rrugë dhe të ngasin një M11-she nëpër te, ndërsa të tjerët të votojnë për rrugën më të mirë. Për një muaj, u krijuan më tepër se 800 të tilla. Rruga e cila doli fituese, u ndërtua në realitet. U ftuan gazetarë dhe u mbajt një tubim ku fituesja u vozit nga kampioni rus në reli.

Dhe, cili ishte rezultati?
Pjesëmarrësit në projekt dhe gazetarët e ftuar mund t’i shihnin mundësitë e M11, ndërsa në media u krijua bujë e madhe rreth kësaj ndërmarrjeje. Për tre muaj mbi 340 mijë persona vizituan webfaqen, shitjet tejkaluan parashikimet për 76%, ndërsa rritja vjetore e shitjeve të Chery tejkaloi mesataren e tregut për 6 herë.
Shembulli i Chery tregon se me pak mund dhe kreativitet arrihet që të përmbushen edhe detyrat më të rënda të marketingut. Shikojeni edhe videon me punen e tyre!
| Tweet |
