Episodi i mbrëmshëm i kuizit “Kush do të bëhet milioner” na dha një spektaktël më të vecantë nga të zakonshmet. Ishte kandidati pjesëmarrës i cili na e mundësoi këtë, ngase është i pari që arrin t’i hapë të gjitha pyetjet e mundshme. Me 14 të sakta, arriti të fiton 25 mijë euro, ndërsa blogut mbretitregut.com i dhuron disa dhjetëra vizita.

Në fakt, ishte një pyetje rreth marketingut që ishte vendimtare për të fituar këtë shumë, e që thoshte: “Cili ishte produkti i parë që u paraqitet në TV në një shfaqje publicitare?” Katër alternativat ishin: makinë, orë dore, pije e gazuar apo parfum.
Meqenëse ishte pyetje e vlefshme për 25 mijë euro, askush nuk dëshironte që kandidati të gabonte. Kështu, derisa ai mendohej, teleshikuesit kishin rast të provonin për të gjetur përgjigjen në internet. Si rrjedhojë e kërkimit të tyre me nyjen “reklama e parë”, në faqen e parë të Google jipej një artikull i mbretitregut.com për reklamën e parë të celularëve. Për një periudhë prej 10 minutash kishin arritur mbi 30 kërkesa të tilla, ndërsa në orët në vazhdim ky numër ishte rritur akoma më tepër.

Pjese nga statistikat e blogut

Kjo ishte zanafilla e këtij artikulli, prandaj edhe mora mundimin të hulumtoj se cfarë në të vërtetë ishte e para që u shfaq në televizion. Dhe meqë përgjigja e sakta ishte ora e dorës, që edhe e qëlloi kandidati, doli se bëhet fjalë për brendin Bulova i cili më 1 Korrik 1941 në orën 14:29 në ndeshjen e bejzbollit ndërmjet Brooklyn Dodgers dhe Philadelphia Phillies, në televizion WNBT tani NBC, në një spot publicitar prej rreth 20 sekondash u paraqit me imazhin e një orë dore ku në sfond shfaqej harta e SHBA-ve ndërsa dëgjohej motoja “America Runs on Bulova”. E gjitë kjo reklamë kushtoi 4 dollarë.

 

Reklama e pare ne televizion u paraqit me 1 Korrik 1941

 

 

Karkateristike është se Bulova ishte brendi i parë që reklamohej edhe në radio. Radioreklama e vitit 1926 thoshte: “At the tone, it’s 8 P.M., B-U-L-O-V-A, Bulova watch time.”

Bulova u themelua në vitin 1875 nga emigranti çek 23 vjeçari Joseph Bulova në Nju Jork ndërsa më 10 Janar 2008 u ble nga konkurrenti – Citizen.

 

Referencat:
http://en.wikipedia.org/wiki/Bulova
http://en.wikipedia.org/wiki/1941_in_television
http://www.bulovaspecialmarkets.com/about/history.aspx
http://www.kevinsvoice.com/2009/07/america-runs-on-bulova/