BONUS:

Një tip gjendej në intervistë për punë. Personi që po e intervistonte i tha: “I dëshiron 5 pyetje të lehta apo vetëm një por shumë të rëndë? Mendo mirë para se të vendosësh!”

Pasiqë u mendua për një kohë, tha: “E dua një shumë të rëndë.”

“Në rregull, më trego cila është e para, pula apo veza?”

Kandidati u gëzua dhe si plumbi kur del nga pushka tha: “Pula”.

“Pse pula?” -  e pyeti intervistuesi.

“Më falni zotëri, por më premtuat se do të më pyetni vetëm një pyetje të vështirë, jo dy” – tha kandidati dhe e fitoi vendin e punës.

 

Cfarë performancash shprehu ky kandidati? Cfarë mësuam nga ai?