Zingjiri i dytë tregtar për mobilje në Brazil – Magazine Luiza, për nevojat e promovimit të “Javës së divanit” me 30% zbritje, realizoi një ide shumë kreative. Ata krijuan qese prej letre të mbushur me kokrra misri kokoshke, të cilat pasi futen në furrë pëlcasin, ndërkaq qesja merr formën e divanit.

Ide e mirë për të shikuar me qejf lojën e Barcelonës, ë?

 


 

Agjncioni i reklamave: Ogilvy, Brazil
Klienti: Magazine Luiza
Data e lansimit: 2011