MBRET I TREGUT eshte blog kreativ per media, biznes dhe marketing i cili tenton te krijon lidhje ndermjet ofertes dhe kerkeses per te vertetuar dilemen e kahmotshme qe konsumatori eshte MBRET I TREGUT? vazhdo
Terminologjia e biznesit
ICANN

ICANN

Korporata e Internetit për Emrat dhe Numrat e dedikuar (ICANN – The Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) është autoriteti që koordinon dedikimin e identifikuesve unik në Internet, duke përfshirë emrat e domainëve, Internet Protocol (IP) adresat, portet e protokolleve dhe numrat parametrik. Me një fjalë, kjo korporatë apo Agjensi është rregullatori i Internetit....
Kredia

Kredia

KREDIA – Shumë të hollash që i jep banka një qytetari, një ndërmarrjeje etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t’i kthehet pjesë-pjesë zakonisht me një kamatë brenda një kohe të caktuar.  
Fatura

Fatura

Dëftesë ku është shënuar sasia e një malli që shitet dhe çmimi i tij ose një detyrim në të holla; dokument që shoqëron mallin, i cili shitet ose blihet.
Avantazhi krahasues

Avantazhi krahasues

… parapëlqimet e konsumatorëve për të zgjedhur një shërbim apo produkt të një kompanie në vend të një ofruesi konkurrent. Kompanitë duhet të punojnë në drejtim të zhvillimit strategjik, pasiqë avantazhi krahasues bazohet mbi perceptimet e përgjithshme dhe mbi ofertën më të favorshme.
CIF

CIF

CIF – Nje shkurtim i perdorur ne disa kontrata nderkombetare shitje, kur cmimi i shitjes i perfshin te gjitha “kostot, siguracionin dhe transportin” per mallin e shitur. Kjo tregon qe Shitesi merr persiper dhe paguan te gjitha shpenzimet perkatese te perfshira gjate transportit te mallit—nga pika e tyre e eksportit deri ne piken tjeter te...
Zbritje sipas shpeshtësisë

Zbritje sipas shpeshtësisë

Çmimi i cili përcaktohet në bazë të vazhdimësisë së besnikërisë së një klienti. P.sh. nëse një biznes reklamohet në një gazetë do t’i kushtojë 10 euro, për reklamim dyherë do t’i kushtojë 8 euro, ndërkaq nëse shfrytëzon shërbimet e së njejtës gazetë tre herë radhazi do të fiton zbritje në 6 euro.
Donacioni

Donacioni

Donacioni është ndihmë vullnetare dhe e pakusht në të holla, të mira materiale apo shërbime, e cila nuk krijon përfitim direkt për dhënësin e donacionit dhe as obligim për kthimin e tij nga ana e pranuesit. Donacioni mund të jipet për: - qëllime të interesit publik, - përkrahjen e aktiviteteve të pranuesit të donacionit.
B2B

B2B

Business to business është model biznesi ku klientët kryesor janë biznese tjera. P.sh. Ueb faqet të përqëndruara B2B ofrojnë shitje online të repromaterialeve dhe pajisjeve nga ku kompanitë tjera mund t’i blejnë.
Simbolet e organizates

Simbolet e organizates

Simbolet e organizatës paraqesin pjesë të dukshme të kulturës në organizatë, prej të cilave mund të kuptojmë vlerat e përbashkëta, besimet, supozimet e anëtarëve të saj. Simbole përmbajnë të gjitha sendet, veprimet dhe paraqitjet në organizatë.