Rregullore

Logo e blogut per marketing www.mbreti3gut.com

Mirësevini në blogun për marketing
MBRET I 3GUT
Më poshtë keni disa nga rregullat të cilat kanë të bëjnë me çështje juridiko-formale të shfrytëzimit të këtij blogu. Ju lutemi lexoni me kujdes secilin sekcion!

Materialet
Lexo me kujdes!

Çka dhe si shkruhet

Të gjithë artikujt e postuar në këtë blog, frymëzimin e tyre e kanë nga të rejat e fundit që ndodhin në botën e marketingut. Ato shkruhen nga studentë ose profesionistë të kësaj lëmie në formë të publikimeve ose komenteve për një fushatë reklamuese ose aktivitet promovimi të ndonjë produkti ose kompanie. Fotografitë e përdorura i përkasin autorëve të tyre, dhe ne nuk kemi kurrfarë të drejte për të ndryshuar ose adaptuar ato nëse i marrim nga një burim tjetër.

Të drejtat e autorit
Lexo me kujdes!

te drejtatGjitha të drejtat e shfrytëzimit të të dhënave dhe informatave që gjenden në këtë blog i takojnë autorëve të tyre. Përdorimi i tyre që të shfrytëzohen për qëllime komerciale ose të tjera, është i lejuar vetëm me leje paraprake nga administruesit e tij. Kjo në bazë të licencës Creative Commons Attributions.
Të gjitha të dhënat personale që do t’i lini në këtë blog, do të ruhen ashtuqë nuk ekziston asnjëfarë mundësie e keqpërdorimit të tyre.
Kur të na dërgoni e-mail, do ta ruajmë atë dhe do ta shfrytëzojmë për qëllimet për të cilat na keni dërguar.
Kur të vizitoni blogun tonë, vizita juaj do të regjistrohet. Këtë e bëjmë për shkaqe statistikore, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të sajtit. Nga kjo ne marrim informatat tuaja përmes Google Analytics, dhe si të tilla janë sistemi operativ, vendi dhe koha nga na keni vizituar, brouseri juaj, burimi nga keni ardhur deri te faqja jonë etj. Kjo nuk do të thotë se ne kemi qëllime që të identifikojmë vizituesin, përveç kur është bërë ndonjë shkelje ligjore.

Komentet
Lexo me kujdes!

Rregullat e komentimit

kmentimi ne mbreti3gut

Ju mund të bëni komente në secilin artikull i cili ka zgjuar interes tek ju. Nëse në çfarëdo mënyrë ndjeni nevojë për të replikuar, demantuar ose shtuar diçka rreth atij artikulli, atëherë jeni të ftuar që në mënyrën më transparente ta bëni këtë. Kjo nënkupton që komenti juaj duhet të përmbajë vlera etike, duke mos dëmtuar askënd, të jenë në gjuhën shqipe, dhe ç’është më me rëndësi të kenë tematikë të njejtë me titullin dhe përmbajtjen e artikullit në fjalë. Jeni të detyruar që të shëni emrin dhe e-mail adresën tuaj, por jo edhe faqen ueb.
Ne nuk pajtohemi domosdoshmërisht me secilin koment të bërë këtu. Artikujt në MBRET I 3GUT nuk janë të mbyllur për komente, mirëpo nëse ka devijime nga këto rregulla që cekëm më lartë, atëherë jemi të detyruar të cenzurojmë edhe komentet tuaja. Pas publikimit të tyre, ky blog bëhet autor i tyre dhe mban të drejtën për t’i moderuar osë fshirë.

Cookies
Lexo me kujdes!

Cookies janë pjesë të informatave që ueb sajti mund t’i regjistron në hard diskun e kompjuterit tuaj për ruajtje. ato mund tua lehtësojnë shfrytëzimin e ueb sajteve duke ruajtur informata për ato se cfarë më së shumti ju intereson nëpër faqe të caktuara, edhe atë pasiqë të jeni çkyqur nga interneti. Nëse nuk dëshironi të branoni Cookies, duhet ta rregulloni brouserin tuaj.
.

Participimi
Lexo me kujdes!

Si mund të participoj dhe unë?

Komentimi juaj në artikujt e postuar në këtë blog pasuron edhe më tepër përmbajtjet në to. Përveq komentimit, ju mundeni edhe të postoni artikuj tuaj ose përkthime që kanë të bëjnë me marketingun. Nëse jeni student ose profesionist i marketingut dhe dëshironi të postoni këtu, atëherë kontaktoni administruesit e blogut nëpërmes e-mailit për të ju dhënë një llogari. Në fund të secilit artikull që do të postoni do të shfaqet emri juaj.

kontakti
e-mail:
mbreti3gut@gmail.com

Leave a Reply